ROZË

‘A ke shqetësime shtatzanie’, Sara kapet keq me ndjekësen: Nuk i bëj për hall…

Partnerja e këngëtarit Ledri Vula do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh foto me ndjekësit e saj se si po i kalon ditët në pritje të ëmbël. 

Në një foto të publikuar së fundmi, Sara shihet e veshur me të zeza, dhe e ulur në tokë. 

“Kjo foto, ku nuk dukem aspak shtatzënë”, shkruan bukuroshja për krah fotos. 

Por, ajo ka marrë shumë komente nga ndjekësit, që mesa duket janë të ‘lodhur’ nga fotot që ajo ndan me ta. 

Një ndjekëse e ka pyetur Sarën, nëse ka apo jo shqetësime shtatzanie. 

“A ta bëj i pyetje këshu shqetesime shtazanie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me te thon ishalla qofsh si ne foto”. 

Sigurisht që ajo nuk mund të rrinte pa iu kundërpërgjigjur ndjekëses, duke i thënë se ka edhe ajo shqetësime, por këto nuk i kap aparati fotografik. 

“Kam si jo. Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por

nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Te uroj shtatezani sa me te lehte ????”/ Syri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483