Kosova

A ka vonesa për shkak të mjegullës, flasin nga Aeroporti i Prishtinës

Përkundër mjegullës fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë duke u realizuar me kohë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

Ajo tutje ka njoftuar se për shkak të mjegullës tri fluturimet e para në mëngjes kishin vonesa.