Show Biz

A ka Stresi probleme me Policinë e Shtetit?

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, është një nga personazhet e famshëm që jo pak herë ka pasur probleme me organet e rendit.

Për një kohë të gjatë, ai madje është mbajtur edhe në paraburgim në Krujë, gjersa vazhdimisht ka akuzuar Policinë e Shtetit për mbajtje pa arsye të tij.

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të komisariatit që nddohet pranë lagjes së tij.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Stresi akuzon Policinë e Shtetit se po kryen përgjime të paligjshme ndaj tij, në tentim për të gjetur diçka ilegale tek ai.

Ai ua bënë me dije dhe i kërkon që këto përgjime të marrin fund, pasi nuk merret me asgjë të palgijshme dhe se akuzat pa bazë janë një ndër arsyet pse tash e sa vite Stresi është kundër shtetit.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Un si kam hap Kurr sfide shtetit sepse eshte e kote, pot jam gjithmone deri me vdekje kundra shtetit pse do thoni ju ?? Kurr nuk kam vra askend Kurr skam shit e as skam bo turp neper rruge as nuk kam mashtru. Ndoshta drejtorat e din ose nuk e din qe mu po me pergjojn me pergjime ambientale jo nga komisariati I zones time po nga tjeter strukture e shtetit. .Arme nuk mbaj me vete sjau jap shansin legenave mem kap mo.,drrog nuk shes cannabis nuk mbjell me prostitucion kurr sjam marr se burrat qe Jan burra se bojn at pun.A ka mundesi te ikni me ato pergjime Amaterash se do tju q li liesten e dasmes o eprora. Jam e do jem fisi lushaj deri ne vdekjen time qe pasova nga baba Im Sali Lushaj qe per demokraci e liri mos me kursy as jeten turp te keni qe pergjoni akoma . Ju vjen Inati qe infot I kemi 1000%”. 

Të njëjtin postim më pas, për arsye që nuk i ka bërë të ditura, reperi ka vendosur që ta fshijë nga llogaria e tij në rrjetin social Instagram. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.