Kosova

A ka qenë Sveçla në Dhomën e Përgjimeve?

Xhelal Sveçla, u.d i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka refuzuar të enjten t’u përgjigjet akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një natë më parë, se ai, kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministri Haki Abazi kishin hyrë në dhomën e përgjimeve të PTK-së.

“Ky nuk është vendi se ku duhet të përgjigjem. Është një ndërtesë më tutje ku duhet të merret përgjigja”, ka thënë ai, gjatë vizitës në QKUK, raporton KOHA.

Sveçla, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori italian, Nicola Orlando kanë qenë në vizitë në QKUK.

Gjatë këtij takimi, sa i përket lirimit të masave, Vitia ka mohuar se një gjë e tillë është bërë për t’i hapur rrugë protesave,

“Kjo është bërë bazuar në planin që kishte Qeveria dhe fazat e lehtësimit të masave”, ka thënë Vitia.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483