SPORT

A ka ndonjë lojtar të infektuar me Covid-19 Prishtina ?

Prishtina e ka konfirmuar se asnjë lojtar i tyre nuk është i infektuar me Covid-19, duke bërë të ditur kështu që të gjitha testet e bëra u kthyen me rezultate negative.

Pas vendimit të Ministrisë së Shendetësisë për t’i lejuar klubet të rikthehen në seanca stërvitore, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që kampionati të rinisë më 7 qershor, ndërsa ndeshjet e Kupës të fillojnë nga 2 qershori, transmeton.

Fillimisht pati kritika që lojtarët nuk u testuan për koronavirus para se t’i nisin stërvitjet, veçanërisht pasi që lojtari i Dritës, Izair Emini, doli i infektuar me koronavirus. Megjithatë më vonë u bë e ditur se do të testohen të gjithë lojtarët.

Të hënën u konfirmua se Emini është shëruar ndërsa tani Prishtina e ka konfirmuar se nuk e ka asnjë të infektuar me koronavirus, në bazë të testeve të bëra.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dacmaiss.com/4/3473483