Kosova

A ka kandidat për president LDK-ja?

Kandidati i LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti thotë se kjo parti nuk ka kandidat për president. Thotë se presidenti do të zgjidhet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Në këtë garë kemi hyrë për ulëse në Kuvendin e Kosovës edhe kemi nominuar kandidatin tonë për kryeministër”, thotë Hoti.

“Nuk është garë për president”, tha Hoti për RTV21.

“Pasi të konstituohet Kuvendi duhet të bëhen bashkë 80 deputetë për të zgjedhur edhe presidentin e vendit’, shtoi ai.