Kosova

A ka frikë Thaçi për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen, tregon Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka folur për akuzat e Thaçit që implikon Kurtin, Abazin e Sveçlën për futje në dhomën e përgjimeve.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se reagimi i mbrëmshëm i Presidentit për dhomën e përgjimeve në PTK është një frikë e tij për ato që mund të dalin.

“Ai ka frikë për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen. Duket që e ka frikën për përgjimet jo që kanë dalë, por që mund të dalin në të ardhmen. Duket…Më shumë se kaq nuk mund të ndajë me opinionin”, tha ai.

“Ndoshta Presidenti i tanishëm ka nuhatur se ka përgjime e që atë mund ta vendosin në pozicionin real dhe përballë realitetit të hidhur”, shtoi më tej Selimi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se Presidenti nuk e ka bërë rastësisht shpifjen për dhomën e përgjimeve.

“Duke e njohur Thaçin ai këtë nuk e bënë rastësisht. Edhe kur të kuptohet se ajo që e ka thënë nuk është e vërtet ai del fitues sepse ne po na mban në diskutim me nje gënjeshtër”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483