Bota

A janë të infektuar presidenti Donald Trump dhe Jair Bolsonaro?

Frika se presidenti amerikan Donald Trump është ekspozuar ndaj koronavirusit të ri është shtuar pasi një tjetër lider me të cilin ai u takua disa ditë më parë, po pret rezultatet e testimeve.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro do të zbulojë nesër nëse ka Covid-19, pesë ditë pasi u takua me Trump në rezortin e këtij të fundit Mar-A-Lago në Florida. testimet vijnë pasi sekretari i tij i shtypit Fabio Wajngarten, u konfirmua kësaj jave i infektuar me Koronavirus.

Bolsonaro e Wajngarten kanë qenë në një darkë me Trump dhe zv. Presidentin Mike Pence ku Trump u pa të shtrëngonte dorën me presidentin brazilian.

Trump tha se nuk ishte i shqetësuar nga mundësia e kapjes së sëmundjes. “Ne darkuam së bashku, nuk kishte asgjë të pazakontë. Ishim të ulur pranë njëri-tjetrit për njëfarë kohe”.

Por Trump bie në kategorinë demografike më të rrezikuar nga komplikimet e koronavirusit teksa OBSH ka thënë se njerëzit mbi 60 vjeç dhe ata me gjendje të tjera problematike të shëndetit si tension i lartë, diabet, sëmundje kadiovaskulare, sëmundje të rrugëve respiratore dhe kancer.