SPORT

A janë të i infektuar me COVID -19 lojtarët dhe stafi i FC Vushtrria?

40 persona kanë dalur negativë për koronavirus sot në komunën e Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollist të klubit të këtij qyteti, FC Vushtrria.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Meholli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot janë bërë 40 testime në këtë komunë, e që kanë rezultuar negativ, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Afër 40 testime për COVID -19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ!

Dhashë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj., të i kthehen normalitetit!