Show Biz

A janë ndarë Zayn dhe Gigi?, ky detaj shpjegon gjithçka

Që prej muajt nëntor asnjë shenjë nuk është dhënë nga çifti më i pëlqyer dhe më simpatik, ata madje as nuk janë parë së bashku, shkruan Kosova.info.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë ngjallur dyshimet se janë ndarë dhe nuk janë më në shoqërinë e njëri tjetrit.

Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram dhe nuk janë fotografuar bashkë tash e sa muaj.

Një burim tha se këngëtari dhe modelja mendojnë se qëndrimi larg njëri-tjetrit është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

“Të dy janë fokusuar tek vetja dhe karriera e tyre. Zayn ka qenë në studio duke regjistruar këngë të reja dhe duke punuar për albumin e ri. Ndërsa Gigi është përqendruar tek vetja”, tha burimi.

Këto festa Gigi publikoi shumë fotografi por asnjëhra nuk ishte bashkë me Zayn.

Në instagramin e Zayn nuk ka asnjë foto të Gigit kurse ai as nuk e ndjek atë në Instagram.