OPINION

A janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dy personalitete që mund ta bëjnë ndryshimin?

Shkruan: Skënder MULLIQI
Njeriu mund të japë vetëm atë që ai ka brenda vetës, atë që ai më të vërtetë ndjen: aq më shumë në jetë ai duhet ta dojë së pari vetveten, dhe pastaj sigurisht i donë edhe të tjerët.

Ne, shqiptarët sikur nuk e duam vetveten. Nëse nuk e kemi ndjesinë për të dashur, si do ta duam shumë atdheun dhe kombin? Në rrjedhën e jetës, nuk ka frikë, ka dhënie dhe pranim të vazhdueshëm, ka transformim pozitiv, por edhe negativ. Sikur te ne po ndodhë kjo e dyta. Dhe, më këto mendje politike, nuk mund ti avancojmë proceset. Kosovës i duhen mendje të ndritura politike, i nevojiten njerëz të talentuar, dhe njerëz që i posedojnë të gjithë komponentët për politikëbërje. Por, para së gjithash na duhen udhëheqës  që i kanë tiparet njerëzore. Shumica e kanë humbur besimin në demokracinë parlamentare, në institucione dhe në shumë medie. Dhe, unë e di se nëse humben mediat, nëse i dorëzohesh retorikës sipas të cilës të gjithë të gënjejnë, atëherë humbet edhe demokracia. Cila duhet të jetë qasja e intelektualëve përballë këtyre sulmeve? Të gjithë duhet të angazhohemi në hapësirën publike dhe civile, të angazhohemi edhe në politikë duke gjetur metoda dhe forma të ndryshme. Është indiferenca jonë ajo që po na ndodhin gjera të këqija. Intelektualët, shkrimtarët dhe njerëzit tjerë të kulturës duhet ta ngrenë zërin. Të bëhen zëri i fortë për ndryshim të kësaj gjendje të keqe politike dhe ekonomike, ta ngrenë zërin për të ardhmen dhe për demokracinë. Kemi arritur në një pikë ku nuk mund të heshtim më. Jemi dëshmitarë, së demokracia edhe mund të vdes, dhe këtu ne përballemi më një rrezik të madh autoritar, që veç jemi futur. Jemi përballë edhe një lufte kulturore dhe përgjigja duhet të vijë nga kultura, e cila na kujton humanitetin dhe na lidh me njëri-tjetrin. A e dimë së çfarë do të ndodhë me neve, nëse kjo nuk bëhet pa vonuar? Rrugëtimit të gjatë politikë i duhen njerëz më përgatitje shkollore përkatëse, universitete më të mira, edhe jashtë vendit, dhe tu nënshtrohet vlerësimit edhe për dhuntinë, pastaj aftësisë intelektuale dhe të lidershipit të profilit etik, ta jetë kompetentë dhe më përvojë. Parimi bazë për këtë fillim shekull është aftësia politike e ndryshimit dhe modernizmit të sistemit  politik, social dhe produktiv. Realizimi I një modeli të tillë, është denoncim për abuzime, për korrupsion dhe qeverisje shtypëse dhe autoritare që na kanë rënë mbi kokë. Janë shumë faktorë që përcaktojnë shfaqjen e formacione politike të papërgatitura, që më të ardhur në pushtet, kanë prirjen të promovojnë interesat e tyre në dëm të së mirës së përbashkët, dhe qe e bazojnë në atë së duhet ruajtur më çdo kusht privilegjet dhe pozicionet që i gëzojnë. Duket së edhe këto zgjedhje do të shkojnë më shumë në këtë frymë, kështu edhe ka filluar fushata. Por, edhe kur jemi të ata që janë bërë kandidatë për deputet, e që kanë qenë me vite, shpresat për ndryshime nuk duken shumë reale. Ajo që ngjallë sado kudo shpresat e qytetarëve të lodhur, janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Te dy të përgatitur profesionalisht dhe të cilët I gëzojnë edhe shumë komponentë të politikëbërjës që i përmenda më lartë. Nëse nuk ju nënshtrohen grupeve të fuqishme të interesit e kanë mundësin që të punojnë mirë dhe ndershmërisht. Kosova ka nevojë për forma të reja të qeverisjes. Kjo sigurisht kërkon aftësi e burra shteti, që në këtë fazë historike shumë të ndjeshme po vonojnë të shfaqën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.