Show Biz

A janё bashkё Stresi dhe Keisi?

Prej disa kohësh marrëdhënia e reperit Stresi dhe Keisit është në qendër të vëmendjes së mediave. Pas një periudhe të gjatë pauze mes dyshes më të komentuar të showbiz-it, mesa duket ka ardhur dhe ribashkimi.

Stresi është shprehur në disa intervista se ekzistonte mundësia që ata të riktheheshin e siç duket kjo ka ndodhur. Së fundmi, reperi ka postuar në “Instastory” bisedën me Keisin, e cila ka zgjatur 1 orë.

“Tagg kush ka fillu me fol si dikur”- shkruan Stresi krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ai dhe Keisi janë rikthyer si dikur. Vetëm disa ditë më parë, përmes një postimi në “Instagram” Stresi tregoi se është ende i martuar me Keisin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.