SPORT

A ishte Koeman pro Superligës, thumbon keq UEFA-n: “Atyre iu interesojnë vetëm paratë”

Ronald Koemanit duket se i ka pëlqyer ideja e krijimit të Superligës Evropiane, që ende pa marrë mirë jetë, u shpërbë.

Në konferencë për media para sfidës të enjten, Koeman ka thumbuar UEFA-n për punën që kanë bërë për shumë vite.

“UEFA flet shumë, por nuk bën asgjë. As nuk i dëgjon njerëzit e futbollit. Nuk i dëgjon futbollistët, trajnerët për orarin e ngjeshur. Për ta, më të rëndësishme janë paratë”, ka thënë Koeman gjatë ditës së sotme. /Gazeta Express/