OPINION

A është “tradhti”, kur e shesim lirë emrin dhe lirinë… ?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Asnjë thënie tjetër, sot nuk është më shumë në qendër të vëmendjes edhe ne kuptimin semantik se fjala, “Tradhtar’. Janë shumë shkaktar, duke filluar nga ato me banalet të manipulimeve, dhe keqpërdorimeve në opinionin e gjerë publik. Disa po “promovojnë “ armiq te se drejtës dhe të shtetit, deri në atë masë të dekadencës antropologjike, e cila po na dërgon në shkatërrim.Në shoqërinë e sotme globale fjala ”Tradhtarë” është bërë diçka e tepruar.

Sa jemi te lidhur dhe punojmë për vendin dhe popullin aq edhe jemi atdhetar apo tradhtar. Nëse mbetemi pezull te shprehem ashtu, nëse nuk marrim obligime, madje as morale për shtet si qytetare te këtij vendi, atëherë nuk kemi peshe dhe as vlerë. Deri me sot shumë i kemi tradhtuar vlerat tona sublime, i kemi tradhtuar edhe te paret tanë Nga qasja jone karshi familjes, atdheut, varet së a do të mbesim vetëm mall për shitje, apo vlera të mëdha shoqërore e kombëtare. Deri më sot shumë kush nga njerëzit tanë të politikës po e konsiderojnë Kosovën, si mall për shitje në pazar?! Kjo është gjeja më tragjike që mund ti ndodhë një kombi. E kemi pru në pyetje identitetin tonë, kemi degraduar dhe dehumanizuar në brendi si shoqëri. Janë degraduar në mënyrë të pashembullt edhe të drejtat tona elementare, është vu në ankand edhe liria jonë personale. Po humbet edhe njerëzorja brenda nesh. Interesat primitive personale po promovohen në krye të jetës politike – shtetërore, si ekzemplar intelektual dhe dinakëri politike …e keqja gjithnjë e më shumë po bëhet agresive, duke bërë që njeriu mos ta njohë as vetveten.

Ideja globale e shoqërisë ka tretman krejt tjetër si në formë ashtu edhe në brendinë e saj. Vlerat njerëzore merren si kriteri bazë në relacion te ekzistimit të botës njerëzore. Shqiptareve ju duhet përqafimi I vlerave civilizuese, e jo antivlerave dhe koncepteve politike dehumanizuese autokratike. Na duhen horizonte te reja në planin politiko-kulturor, jo margjinalizimi I etikës morale, dinjitetit dhe traditave të mira, të cilat I kemi, e shumë po i humbim.

Çka është tradhtia?

Sipas shumë filozofeve pa ndihmën e normave dhe zakoneve njerëzore, edhe tradhtia bëhet faktike, e cila pastaj rrënon çdo të drejtë zakonore, duke pru në pikëpyetje edhe sigurinë e popullit, si vlera më sublime e tij. Tradhtia në Kosovën e sotme fatkeqësisht është bërë strategji edhe nacionale! Pa tradhti të vogla dhe të mëdha, udhëheqësit tanë nuk po mund të ekzistojnë ! Kjo është bërë formë e epidemisë. Kjo çka po ndodhë me neve është e çuditshme. Po e shesim lirë emrin dhe lirinë? Po vjen koha kur fytyra po del pas prapanice. A ka mundësi që fytyra jonë të kthehet ka njerëzorja shumë e humbur? Të gjithë po heshtim. Kjo është tradhti karshi vetvetes, karshi shtetit dhe kombit…?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.