Rajoni

A është prekur nga koronavirusi Zora Zaev?

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në rrjetin social ‘Facebook’ sqaroi se “gjatë javës së kaluar kam pasur intervistë televizive me gazetar, i cili u vërtetua me COVID-19”.

Zaev thotë se gjatë intervistës janë respektuar masat mbrojtëse si distanca fizike dhe shmangja e kontaktit me gazetarin sipas protokolleve.

“S’kam simptoma, sot u testova për prani të virusit dhe rezultatet  i presim gjatë ditës”, shkroi Zaev.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se dy kryetarët e dy partive maqedonase prej sot do të ndodhen në vetizolim të detyrueshëm për shkak se më herët kanë pasur intervistë me një gazetar që rezultoi pozitiv në coronavirus.