Kosova

A është mbledhur, apo nuk është mbledhur Bordi i PTK-së?

Abazi thotë se bordi i Telekomit është dashur të mblidhet sot, por mbledhja është anuluar…

Zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi, ka thënë se bordi i Telekomit është dashur të mblidhet sot por që kjo mbledhje është anuluar.

Sipas tij, pasdite bordi do të dalë me një njoftim për arsyet e këtij anulimi, raporton KOHA.

Ai tutje ka kritikuar praninë e Policisë në oborrin e objektit të ndërmarrjes.