Kosova

A është hero a kriminel Skënderbeu, sipas hoxhës Drilon Gashi

Shumë interpretime të hoxhës Drilon Gashi janë thuaj krejtësisht të ndryshme nga hoxhallarët tjerë.

E në një intervistë për gazetën inFokus, Gashi u pyet edhe se çfarë mendon ai për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

“Unë historian nuk jam sepse nuk flas për një lami që nuk e kam studiu, nuk mundem me fol, derisa nuk jam historian e jona është me i gjyku njerëzit në bazë të këtij parimi, kush i plotëson këto kushte është e meriton me u quajt kështu, shembull konkret, nëse një person në të kaluarën ka qenë i drejtë i devotshëm ka luftu për interesat e vendin e kunvedit të vet e ka luftu zullumin e pushtuesit e huaj, ai është hero”, ka thënë Gashi.

Bile Gashi thotë që iu beson asaj çka thonë historianët Shqiptarë, e sipas tij, nëse ajo është e vërtetë Skëndeberu mështë hero e meriton çdo respekt, shkruan gazeta inFokus.

“Sipas asaj çka thonë historianët tanë shqiptar prej kohës së kaluar deri tani, shumica thonë që ka luftu zullumqartë që kanë ardhë me na pushtu e me i zënë robë e robëresha vajzat e bijat tona, ka luftuar pamarr parasysh kundër kujt ka luftu edhe nëse kundër osmanlinjëve që kinse sipas disave janë konsiderohen çlirimtar, përkundrazi çdokush që e pushton vendin tënd është pushtues, nëse Skënderbeu ka qenë i tillë ka qenë hero edhe e kam obligim fetar me respektu e me dashtë”.

A është hero a kriminel Skënderbeu, sipas hoxhës Drilon Gashi

A është hero a kriminel Skënderbeu, sipas hoxhës Drilon Gashi

Gepostet von Gazeta Infokus am Mittwoch, 11. September 2019