SPORT

A është David Beckham idhulli I Neymarit?

Admirimi i Neymar për David Beckham sigurisht që nuk është diçka e panjohur.I intervistuar nga “Otro”, ylli i PSG rrëfen se e konsideron anglezin një model edhe jashtë fushës së blertë.

Në veçanti, sulmuesi brazilian pranon se shpesh është frymëzuar nga Beckham, kur ishte fjala për të zgjedhur një model të ri flokësh.

“Kam kopjuar disa prej prerjeve të tij të flokëve. Shumë e konsiderojnë atë si model. Unë mendoj se është një nga njerëzit më elegantë në botë. Për këtë arsye, edhe nëse nuk jemi aq të bukur sa ai, duhet ta kopjojmë”.

Neymar më pas falënderoi idhullin e tij, Beckham, për guximin e treguar në mënyrën se si impononte stilin e tij edhe jashtë fushe.

“Ne kishim nevojë për një pionier, për dikë që ishte mjaft i guximshëm. Unë, gjithashtu, jam kritikuar për një veshje, ose prerje flokësh, por kritikat nuk përfundojnë kurrë. Unë nuk mendoj se ka ndonjë gabim, nëse kjo ju bën të ndjeheni mirë. E falënderoj David që na hapi dyert për botën e modës”.

E gjitha kjo, natyrisht, pa lënë pas dore futbollin e luajtur, pasi Beckham ka shkruar faqe të rëndësishme të histories, sidomos me Manchester United.

“Unë e ndiqja David për mënyrën se si gjuante topin, për pasimet e tij, golat e tij dhe vendosmërinë e madhe. Për personin që është dhe futbollin që luajti, mendoj se gjithçka vjen nga David Bechkam”.