Kosova

A është dashur të dorëhiqet Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Ja si përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit kur u ftua nga kjo Gjykatë, ndërsa Presidenti shkon në Hagë duke e mbajtur pozitën e tij.

Ai thotë që dorëheqja e Thaçit nuk e ndryshon gjendjen, s’ka peshë tani.

“Kur ki propozim aktakuzë, dorëheqja s’ka peshë”, tha Haradinaj.

“Nuk e di për çka është ftua, mirëpo presidenti ka dhënë deklarata edhe me herët, por Prokurori nuk e përdori. Çështja e dorëheqjes nuk është çështje kyçe në këtë rast”

“Këtë herë është më rëndësi totali se si menaxhohet kjo, e jo vetëm dorëheqja”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483