Bota

A është çliruar Evropa nga racizmi?

Botimi i fundit i revistës online i grupit xhihadist “One Umma”, ka përdorur imazhin e momenteve të fundit të George Floydit dhe një pikturë të artistit të grafiteve Banksy, për të ndihmuar në shpërndarjen e mesazhit duke mbështetur protestuesit në rrugët e SHBA-së.

Botimi i revistës në gjuhën angleze synon qartë një audiencë në SHBA, parashikon shkatërrimin e afërt të SHBA-së dhe sistemit të saj politik, si dhe ekonominë dhe shoqërinë e saj.

“Protestat e armatosura shpërthejnë në Amerikë dhe një luftë civile duket se është në përfundim”, shkruan revista. Një nga porositë e revistës është: “As demokratët nuk mund t’ju ndihmojnë, por ne mundemi”.

Mina Al-Lami, nga BBC Monitoring, ka thënë se ekziston një kontrast midis qasjeve të “Al-Qaedas” dhe rivalit të saj kryesor, grupit të “Shtetit Islamik” (ISIS). Përderisa ISIS-i ka qenë duke shijuar shqetësimin e Amerikës dhe duke parashikuar që trazirat do të përhapen në vendet e tjera, “Al-Qaeda” ka qenë më delikate, duke arritur të përpiqet t’i shndërrojë amerikanët në versionin e tij të islamit dhe kauzës së saj, ka thënë ajo.

Analistja sugjeron se revista është shkruar qartë nga dikush që ka njohuri të mirë të ngjarjeve në SHBA.

Mst: Kërkesa për rikthim

“Al-Qaeda” është eklipsuar kryesisht vitet e fundit nga ISIS-i. Por, dr. Shiraz Maher, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit në Kolegjin Mbretëror në Londër, beson se po përpiqet në mënyrë proaktive të tregojë se ka ende rëndësi në skenën botërore.

“Protestat e ‘Black Live Matter’” është një ngjarje aktuale në tërë botën, dhe kjo po i sjell një efekt të paevitueshëm tërë globit dhe përtej mediave dhe sferës politike në fushën kulturore dhe artistike”, ka thënë Maher. “Kështu që ‘Al-Qaeda’ po kërkon të lëvizë në atë hapësirë ​​dhe po përpiqet të thotë ‘shikoni, unë jam këtu’”, ka thënë tutje Maher./BBC

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.