Bota

A është Amerika Latine epiqendra tjetër e pandemisë?

Brazili ka regjistruar më shumë se 20,000 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Ky vend tani rradhitet i gjashti në botë për nga numri i vdekjeve.

Shpërthime të epidemisë ka pasur edhe në Meksikë, Kili dhe Peru. Tani, ekzistojnë frika se rajoni i Amerikës Latine mund të bëhet epiqendra tjetër e pandemisë.

Në Brazil raste e para të infektuarve u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë virusi është përhapur në çdo vend të rajonit.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka minimizuar pasojat e pandemisë.

Në rajonin e Amerikës Latine janë regjistruar më shumë se 500,000 raste të infektuarve, dhe më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Këto janë më pak raste dhe vdekje sesa në Evropë dhe ShBA, por numri i testimeve është më i ulët dhe ekzistojnë mungesa në raportimet e rasteve të vdekjes, raporton BBC.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483