Kosova

A e ka mbështetjen e subjekteve politike kosovare, Blerim Reka?!

Zgjedhjet për të parin e Maqedonisë Veriore drejt fundit. E garës për këtë pozitë i ka hyrë edhe profesori universitar dhe aktivisti i hershëm i çështjes shqiptare në ish Jugosllavi, Blerim Reka. I vetmi subjekt politik që e ka mbështetur haptazi është, Lëvizja Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.

Por a e ka ai mbështetjen edhe të subjekteve tjera politike kosovare?

Të kontaktuar nga Kosova.info, zyrtarët e partive politike në Kosovë për përkrahjen e Blerim Reka për kryetar të Maqedonisë së Veriut, nuk u prononcuan. I vetmi që u prononcua është sekretari i AKR–së,VeselMakolli.

Makolli tha se duhet të votohet nga të gjithë shqiptarët z. Reka, Është koha që shqiptaret në tërësi kudo që janë, t’i lëne anash folklorizmin patriotik dhe glorifikues, por të jenë unik dhe të veprojnë racional komforë konstelacionit të forcave politike si dhe të kultivojmë një patriotizëm racional i cili do të na sjelle frytet e dëshiruara.

“Maqedonia e Veriut është një shtet i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve.Çdo shqiptar kudo që është edhe ne këtu në Kosovë e përkrahim me gjithë qenien tonë kandidaturën e z. Blerim Rekës për kryetar të Maqedonisë së Veriut, duke respektuar integritetin dhe mos ndërhyrjen në punët e brendshme të shtetit maqedonas si dhe parimet e demokracisë dhe fqinjësisë së mirë”, tha Veseli për Kosova.info..

Ai tha se, Blerim Reka është personi adekuat, i kompletuar me një kulturë evropiane dhe unifikues të cilin duhet ta votojnë të gjithë qytetarët liberal dhe demokratik të Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre.

Bekim D. OLLURI

Leave a Reply

Your email address will not be published.