Kosova

“A e bëri me lot në sy Vjosa Osmani në tubimin në Llap?”, përgjigja epike e Agim Veliut

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati i këtij subjekti për deputet, Agim Veliu është pyetur mbrëmë për një tubim të vitit 2019-të në Podujevë kur kandidate për kryeministre e LDK-së ishte Vjosa Osmani.

Mediat kishin publikuar pamje të Veliut të emocionuar gjatë fushatës në Llap.

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka pyetur Veliun se çka ka ndodhur atë ditë, pasi që dihej se nënkryetari i LDK-së e Vjosa Osmani kishin një lloj rivaliteti për një kohë të gjatë.

“Gjatë fjalimit të saj iu është drejtuar i nderuar kryetar e të tjera e të tjera, dhe ajo që ka rënë në sy është që juve ju kanë shku lotët, po më intereson cka ka ndodhë me Agim Veliun në atë tubim, që juve iu shiheshin lot, derisa keni pas këtë lloj rivaliteti në një kohë të gjatë”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.

Megjithatë, Veliu shtoi se nuk i kujtohet se i kanë shkuar lotët.

Ai tha se Vjosa Osmani nuk e ka emocionuar, por tubimet e LDK-së që thotë se në Llap janë madhështore.

“Mu nuk më kujtohet që më kanë shku lotët, mund të emocionohem edhe unë si njeri sepse takimet si po thuni ju apo tubimet e LDK-së në Podujevë gjithherë kanë qenë madhështore, mund të ketë ndonjë rast që njeriu mund të emocionohet, po sigurisht Vjosa Osmani nuk më ka emocionuar, sigurisht. Më së paku apo hic”, ka përfunduar Veliu.