OPINION

A do t’i kërkojë Isa Mustafa edhe ambasadës amerikane që të tërheqë deklaratën e 26 dhjetorit?!

Kanë filluar t’i humbasin nervat këta të LDK-s. Natyrisht, me humbje tereni nën këmbë për lojë të ndyrë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, ka filluar t’u ikën edhe durimi.

Dhe mu ashtu si u shkon me profil me të cilin vite me radhë i njeh publiku, tinëzarë dhe vet të pa besë sado  që nuk rreshtin së kërkuari nga të tjerët t’u besojnë, ashtu si verbërisht u beson një pjesë e elektoratit të tyre por që nga vdekja e të madhit Ibrahim Rugova  kurrsesi t’ua sigurojë një fitore dinjitoze, ndërkaq edhe këta që kanë pas vetës në rrudhje e sipër nga zgjedhjet në zgjedhje, duke qenë në gjendje neuroze të presionit që po u vijën nga të gjitha anët për të marrë pjesë në qeveri me LV-n ashtu si u ka hije burrave dhe burrëreshave, këta në vend të parimësisë, transparencës dhe fer qasjes në sajim të marrëveshjes, në vend të hapjes dhe burrërisë, dhe mu ashtu si dinë më së mirë, kanë filluar të godasin nëpër rrjete sociale e gjetiu me reagime të shpejta dhe tinëzare, duke i shlyer ato si zuzarë pak minuta pas postimit. I bëjnë nga profile falso, me emra të shpifur, bombastik dhe përplot patriotizëm patetik, të stërmbushur me flamuj të SHBA-ve të bërë bashkë më atë kombëtar shqiptarë.

Nga profile add hock  të krijuara për të intensifikuar propagandën shfajësuese për vetën nga ajo që tanimë ka marrë dhënë sa i përket përgjegjësisë që kanë për bllokadë, dhe asaj që tashmë ka marrë drejtimin e vet sa i përket zhbllokimit, sa që veç sa nuk klithin: Hi fjalë ka dole!

Si të dalin nga rruga njëkahëshe në të cilën janë futur me zotim manipulues se do të bëjnë marrëveshje bashkqeverisëse me LV! “Zotim” ky që bënë për të mobilizuar elektoratin e tyre në shkapërderdhje e sipër, të cilin – pjesërisht, ia dolën të ndalin nga ikja me zotim për bashkëqeverisje me LV-n duke marrë kështu erë në krih të vet nga stuhia e pakënaqësisë publike në rritje e sipër që bëhej gati të mbështesë Vetëvendosje! Për të qenë më të bindshëm në këtë manipulim lëdëklika pa skrupulla keqpërdori një emër dhe një personalitet të pastër ndër radhë të veta, atë të zonjës Vjosa Osmani, e cila u shërbeu si karrem elektoral dhe të cilën tani janë duke e lëshuar rrjedhës lumit deri në zbehje dhe tretje të plotë politike. Kurse  plani nën plaf të manipulimit të madh me zgjedhje ishte që në një deja vue manovër tashmë të mirënjohur, me arsyetimin tashmë të mësuar përmendësh edhe nga fëmijët, që, “si parti institucionaliste dhe për hirë të debllokim të proceseve”, në pesë minuta para orës 12 t’i kthehet “dashurisë” së vjetër me të cilën në vit 2014 kishin hyrë në një inqah të presidencave rotative në stilin ‘herë ti e herë unë’…
Dhe jo vetëm kaq!

Mjeshtrit të manipulimit dhe të lojës në krye të lëdëklikës, i cili me aftësi të veta ndërroi sisteme dhe regjime qe  dyzet vite me radhë, kësaj radhe duket i kanë humbur fijet e lojës nga duart që së fundmi dridhen me të madhe.

Mjeshtri bëri s’bëri, dhe erdhi ku erdhi… Por në një i doli hesapi huq. Mjeshtrit nuk i shkoi as e bija e mendjes se Miku i Madh përtej oqeanit, Ai në emër të cilin bën be ditë e natë, dhe nga flamuri i të cilit nuk ndahet më sa mjeti nga qefini, është stërngopur me keqqeverisje të këtij vendi ku mori pjesë edhe Mjeshtri dora vet. Nuk ia mori mendja se Miku i Madh ishte i sinqertë kur tërthorazi  thoshte se do të dëshironte të shihte një tjetër timonier në krye të këtij vendi të lodhur për vdekje nga pëdëlëdëklikat. As pas vizitës së djeshme që i bëri,  Mjeshtri nuk përmbante hutinë e përzier me mllef që e kishte kapluar nga mesazhi të cilin përfaqësuesi i Mikut të Madh ia tha ndër sy, dhe që më pastaj edhe e bëri publik:

“Ambasada e SHBA në Prishtinë pret që sa më shpejt të  formohet qeveria…”, dhe, tutje, se “nuk ka çfarë t’i shtojë deklaratës së 26 dhjetorit 2019”. Kurse deklarata është pamëshirshëm dhe ‘tmerrësisht’, për LDK-ën dhe për secilin, e qartë:
“Ne përshëndesim konstituimin e kuvendit…”, dhe, tutje, “urojmë emërimin e z. Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit”!

Me kërkesë që t’i kthehet posti i kryetarit të kuvendit si kusht për debllokim të pat pozicionit, mos vallë do t’i kërkojë Mjeshtri edhe Mikut të Madh të tërheqë deklaratën e 26 dhjetorit?!

Rruga tashmë është trasur plako. Var qafën dhe grahi krroçit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.