Show Biz

A do të vaksinohet kundër COVID-19?, Morena Taraku shihet para qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku është parë duke pritur para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, aty ku po bëhet vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Taraku ka shkuar atje për vaksinimin e babait të saj.

T7 ka siguruar foto të saj teksa pret para sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Në këtë sallë tashmë pas punëtorëve shëndetësorë, po vaksinohen të moshuarit.

Morena Taraku është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku.

Kujtojmë që më 7 shkurt të këtij viti, Fero ka publikuar videoklipin “Money”, në bashkëpunim me Morenën.

Teksti i këngës u shkrua nga të dy këngëtarët.