SPORT

A do të largohet Ozil nga Arsenal

Ylli gjerman, Mesut Ozil pritet të largohet në verë nga Arsenali sipas të gjitha gjasave.

Ozil ka hasur në vështirësi këtë sezon duke pasur paraqitje të pakta dhe e ardhmja e tij ka qenë shpeshherë temë e mediave.

Megjithatë, ende nuk ka pasur asgjë konkrete deri më tani dhe largimi i gjermanit pritet të ndodh gjatë verës.

Sipas mediumit britanik The Sun, Ozil ka filluar të planifikojë jetën pas Arsenalit.

Fituesi i Kupës së Botës e ka bërë të qartë se ai vetëm do të dëgjojë oferta vetëm nga dy kampionate.

Superliga e Turqisë dhe Mayor League Soccer (MLS) e Amerikës janë dy kampionatet që preferohen nga turko-gjermani.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483