Kosova

A do të jetë Avdullah Hoti kryetari i ardhshëm i LDK-së? Përgjigjet Arben Gashi

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së e kandidati për deputet nga ky subjekt, Arben Gashi është pyetur nëse kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mund ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gashi, duke mos e mohuar se Avdullah Hoti mund të zgjidhet kryetar i LDK-së ka thënë se ai është tashmë nënkryetar i partisë e se karakterizohet me atë shprehjen që “flet butë e vepron fortë”.

Pas kësaj pyetje, Gashi ka përmendur disa nga vendimet e Hotit si kryeministër i Kosovës.

“Z.Hoti është nënkryetar i partisë, karakterizohet me atë shprehjen tipike për LDK-në që flet but por vepron fortë, këtu ne në kulmin e pandemisë morëm përsipër drejtimin e vendit, në një fazë që ishte e rrezikuar nga sjellja e çuditshme e një administrate dhe konflikti që z.Kurti e filloi dhe e shndërroi Kosovën në temë të debatit të brendshëm politik pas 30 vitesh në SHBA. Z.Hoti në kulmin e pandemisë të izolimit botëror arriti të shkojë ët vizitojë presidentin francez, kryeministrin italian, të ketë kontakte të vazhdueshme me kancelaren gjermane. Z.Kurti e cenoi idenë fillestare të shtetit të Kosovës. Z.Hoti çka bëri për Kosovën në gjashtë muaj e ktheu Kosovën në binar”, ka thënë Gashi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se u.d e presidentit Vjosa Osmani nuk e ka dëmtuar LDK-në në aspektin e strukturës.

“Nuk po merremi fare me zonjën Osmani, në aspektin e strukturës partiake, nuk vërehet ndonjë ndryshim. Nuk kanë shku njerëz me zonjën Osmani në Vetëvendosje, ajo po ju thotë votuesve hajdi et unë në Vetëvendosje e pas 40 ditëve unë bëna presidente e ju mbeteni në Vetëvendosje, votuesit e LDK-së nuk e pranuan dhe mbetën stoik në LDK”, ka thënë ai për Syri Tv.

“Mendoj që zonja Osmani në rrëfimin për LDK-në e dëmtoi LDK-në po jo me daljen e saj me LVV-në. Ne po bashkëbisedojmë më elektoratin, si Kosovë jemi ndër vendet që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë”, shtoi Gashi.