Kosova

A do të jetë AAK pjesë e qeverisë Kurti, flet Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë ofertë nga VV për koalicion.

Haradinaj ka thënë se nuk kanë komunikim me Albin Kurti dhe se projekti i tij është mashtrues

“Nuk kemi komunikim me Kurtin e as me VV. Projekti i Kurtit është mashtrim e kam qit edhe z. Kurtin mashtrues sepse qasja e ti ndaj temave të jetës nuk qëndron ashtu. Ne jem opozitë e kemi qëndrua në detyra tona, pra nuk kemi asnjë komunikim me z.Kurti”, ka thënë Haradinaj në konferencën pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.