Kosova

A do të hiqet taksa gjatë kësaj jave?

Opsioni i qeverisë aktuale është i qartë: heqja e taksës 100% për produktet serbe e boshnjake dhe zëvendësimi i saj me masën e reciprocitetit – shkruan Kosova.info

Ndërsa opozita ka paralajmëruar “rezistencë” të fortë karshi këtij vendimi, nga këndvështrimi i diplomatëve të huaj, ky mund të jetë një hap i mirëpritur për ta zhbllokuar situatën në të cilën ndodhet Kosova në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas analistit politik Ramush Tahiri, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti brenda kësaj jave duhet të marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me vet jetëgjatësinë e kësaj qeverie.

“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.

Nga ana tjetër, veç janë ndërmarrë disa aksione simbolike nga ana e AAK-së, aktivistët dhe anëtarët e së cilës kanë deklaruar se ata do ta mbrojnë me çdo kusht taksën, që sipas tyre, pati efekte të jashtëzakonshme në dobi të ekonomisë vendore./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.