Kosova

A do të çmendet Serbia! Avokati Halilaj: Ja me sa vite burg mund të dënohet Vuçiq nga Gjykata e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha se masakra e Reçakut ishte fabrikim i ambasadorit të atëhershëm të OSBE-së, William Walker.

Deklaratë kjo e cila u kundërshtua fuqishëm në Kosovë por edhe në BE.

Pas kësaj deklarate të tmerrshme të Vuçiqit familjarët e viktimave përmes avokatit Tomë Gashi kanë bë kallëzim penal ndaj presidentit serb.

Sipas Nenit 141 paragrafi 1, dënimi që mundet të merr presidenti serb, urryesi i shqiptarëve parashihet prej 1 deri në 5 vjet burgim.

Deklaratën e Vuçiqi, avokati Gazmend Halilaj e sheh mjaft tendencioze, dhe fyerje që iu bë viktimave.

“Ndonëse deklarata e fundit presidentit serb  Vuçiq, në raport me Kosovën, ishte teje tendencioze, me qëllim të fyerjes më të rëndë që i bëhet viktimave e krejt këtë në mënyrë sistematike nga agresori, por edhe jo e rastësishme pasi që një deklaratë e tillë vjen në prag të 20 vjetorit të masakrës më të madhe/tmerrshme të ndodhur në fshatin Reçak – Kosovë, masakër kjo e planifikuar dhe kryer me gjakftohtësi nga ushtria dhe policia serbe”, thotë Halillaj për gazetën “Bota sot”.

Image

Avokati Gazmend Halilaj:

Pas kësaj deklarate, ai pohon se, nuk ka dyshim që më të zëshmit ishin avokatët, por pa e mohuar edhe reagimin e ashpër edhe të të gjithë spektrit politik, madje kësaj radhe kishte reagim pozitiv edhe nga Bashkimi Evropian.

“Por, të gjitha këto reagime deri më tani pa asnjë efekt juridik apo politik, çka nënkupton që rezultati i të gjitha këtyre reagimeve pa asnjë pasoj ligjore apo politike për trashëgimtarin e politikës së sëmurë millosheviqiane. Si avokat shoh të arsyeshme të citoj bazën ligjore që aktualisht është e aplikueshme. Bazuar në të drejtën pozitive – Kodi penal i Republikës së Kosovës në mënyrë të qart ka paraparë situatat kur duhet të aplikohet Zbatimi i legjislacionit penal të Republikës së Kosovës ndaj personave të huaj të cilët kryejnë vepra penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

“1. Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj cilitdo person të huaj nëse:

1.1. personi i tillë ka kryer vepër penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës

kundër shtetasit të Kosovës, madje edhe atëherë kur vepra e tillë penale nuk është

cekur në nenin 108 të këtij Kodi;

1.2. kjo vepër penale është po ashtu e dënueshme në vendin ku është kryer; dhe

1.3. kryesi është gjendur në territorin e Kosovës ose është transferuar në Kosovë.  TUTJE, me Nenin 141 parashihet:

Nxitja e përçarjes dhe mos durimit

1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës.

avokati shton se, para këtyre situatave Prokuroria dhe Gjykatat ndodhën para aktit të kryer.

“Mjafton të nxirret nga ana e Prokurorisë një Aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale të paraparë me nenin 141 pika 1 e këtij neni, veprimet tjera pasuese vijnë sipas dispozitave imperative në fuqi, ngase prokuroria ka të gjitha informacionet lidhur me kryesin e kësaj vepre, mirëpo, derisa nga ana  e Prokurorisë si institucion i vetëm kompetent nuk nxirret një Aktvendim i tillë, kjo pos që e zbeh sigurinë juridike tek parimi kushtetues ,”barazia paraligjit,” njëherit të dyshuarit të kësaj vepre A. Vuçiq dhe kokave tjera që mendojnë si ai, i jepet mundësia e përsëritjes së veprave të tilla me rrezik potencial të destabilizimit të sigurisë publike në gjithë vendin e në veçanti ngjall ndjenjën e frikës dhe trazimit të familjeve të viktimave të luftës e që numri i tyre dihet botërisht që është jashtëzakonisht i madh. Andaj kërkesat tona lidhur me inicimin e procedurave ligjore dhe politike kundër presidentit serb janë tejet të arsyeshme dhe me qëllim të përmbajtës në të ardhmen ndaj deklaratave të tilla sigurisht që kërkesat tona janë të domosdoshme”, përfundon avokati Gazmend Halilaj, transmeton Kosova.info.