Kosova

A do të bie borë në dy ditët e ardhshme? Këto janë temperaturat që do të mbizotërojnë në Kosovë

Dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta botë, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesëshme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Express/