SPORT

A do të bëhët trajner Giovanni Sartorini?

Mediumet italiane raportojnë se drejtuesit e Milanit nuk po arrijnë të pajtohen mes vete për emërimin e trajnerit të klubit për sezonin e ardhshëm, edhe pse sugjerohet se ish-trajneri i Valencias, Marcelino, është favorit.

Stefano Pioli është trajneri aktual i Milanit, megjithatë raportimet e ditëve të fundit sugjerojnë se ai nuk do të zgjasë në karrigen e trajnerit në San Siro më gjatë sesa deri në fund të këtij sezoni.

La Gazzetta dello Sport raporton se e vetmja shpresë për Piolin që të qëndrojë në këtë post është triumfi potencial në Kupën e Italisë ose kualifikimi në Ligën e Kampionëve përmes radhitjes në top katërshe të Serisë A.

Gazeta spanjolle, Mundo Deportivo, bën të ditur se klubi kuqezi e ka shqyrtuar opsionin e emërimit të ish-trajnerit të Valencias, Marcelinos, dhe 54-vjeçari veçse ka mbajtur takime me Paolo Maldinin dhe Zvonimir Bobanin.

La Gazzetta dello Sport gjithashtu sugjeron se drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, dëshiron ta emërojë Ralf Rangnickun, ndërsa Maldini dhe Bobani do të preferonin ta kthenin Massimiliano Allegrin.

Më tutje, Milani thuhet se e ka kontaktuar edhe drejtorin sportv të Atalantas, Giovanni Sartorin, duke i thënë atij se mund të bëhet trajner i kuqezinjve nga fillimi i sezonit 2020/21. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.