Kosova

A do të arrihet sot marrëveshja mes Kurtit dhe Mustafës? Flasin zyrtarët e partive LVV – LDK

Albin Kurti dhe Isa Mustafa, takohen sot për të disatën herë, në përpjekje për të arritur marrëveshje për koalicion.

Deputeti nga LDK, Armend Zemaj në një bisedë për Periskopin deklaron se këto liderët e dy subjekteve pritet të dalin me një përgjigje.

‘’Vendosin kryetarët e dy subjekteve, ata janë në negociata. Sigurisht se do të dalin me një përgjigje. Duhet të negociojnë sigurisht ë sa më shpejt të krijohen institucionet e Republikës së Kosovës. Tash është vlerësim i dy subjekteve politike, çdo gjë ë e shtoj mund të jetë spekulim dhe mendim personal, sido ë të jetë ata e vlerësojnë tash në procesin e negociatave për krijimin e marrëveshjes. I takon subjektit politik t’i propozojë, kur të vejnë faza e vlerësimit ne do ta themi mendimin tonë qoftë personalisht qoftë si ekip i qeverisë’’, tha deputeti i LDK-së Armend Zemaj për Periskopin, transmeton Kosova.info.

Në anën tjetër, ish deputeti i VV-së, Ali Lajçi thotë se negociatat mes VV-së dhe LDK-së ka pritë të jenë më dinamikë më të shpejtë dhe që ky proces të përfundojë më herët.

‘’Faktikisht është pritë një dinamikë më e shpejtë por është brenda mundësive ë duhet të përfundojë shpejtë ë të ketë institucione dhe shumë me rëndësi për shkak të mbulesës së vakumeve ë janë. Është çështja e funksionimit të qeverisë, Kuvendit çështjet buxhetore pa të cilat nuk bën. Besoj se duhet të jetë përgjegjësia e plotë ë sa më shpejt të ndodhin këto. Se nuk ka alternativë. Këto tjerat alternative nuk besoj se mundën. Por, zgjedhjet këto me kalua pushteti prej të parit në të dytin në këtë kuptim me bo transferin e pushteteve nuk është në domen të kësaj kushtetute. Dhe, s’ka nevojë ë të kalkulohen ato hiç si hesape. Përndryshe është nevojë e domosdoshme krijimi i qeverisë dhe institucioneve’’.

Tutje, Lajçi nuk e sheh të arsyeshme ë vendi të shkojë në zgjedhje duke e marrë parasyshë qytetarët janë lodhë nga zgjedhjet e shpeshta në vend.