Kosova

A do ta voton qeverinë Hoti, tregon Shala?

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk do ta votojë qeverinë Hoti.

Shala ka thënë se është çështje e parimeve dhe jo e pazarit.

 “Jo nuk është e vërtetë, nuk është çështje e pazarit personal po çështje e disa parimeve tona. nesër i kuptojmë të gjitha, përderisa nuk kam diskutuar me kryetarin sot, nuk kam arsye të jap opinione”, ka thënë Shala në TV Dukagjini, transmeton Kosova.info.

Ndërkohë Shala ka qenë ndër deputetët që ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.