Kosova

A do ta pranonte Rugova koalicionin me VV’në, tregojnë njerëzit që ishin të afërt me të

Njerëz që kanë qenë të afërt me LDK’në, thonë se Rugova do ta mbështeste një koalicion me VV’në.

Milazim Krasniqi e Skënder Zogaj, thonë se kjo mund edhe të ndodhte.

“Unë du me ndërtu shtetin ngadale thojke Presidenti Rugova. Me idenë e tij kam shku edhe në Shtabin e Përgjithshëm të LDK’së në Berishë, nuk ka qenë plotësisht refuzues ashtu siç shumë e interperetojnë”, rrëfen Krasniqi për fjalët e Rugovës.

“Kërkesa ime ka qenë që institucionet shtetërore që ne i kishim të merrnin përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit në luftë, por Rugova nuk ishte në favor të kësaj”.

Por Krasniqi thotë se Rugova natyrshëm do ta pranonte koalicionin mes partisë që e themeloi me atë të Kurtit.

Ndërkaq Skënder Zogaj, thotë se kjo do të ishte ‘dhuratë’ për ditëlindjen e Presidentit të ndjerë Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.