Bota

A do ta merrnit vaksinën antiCOVID nga BioNTech-Pifzer?

Sonte në emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini do të diskutohet për vaksinën antiCOVID.

Lidhur me këtë qytetarët mund të shprehin mendimin e tyre duke votuar në sondazhin e “Pyper” dhe përgjigjet do të diskutohen sonte në debatin e emisionit “Debat Plus”.

Sa jeni të informuar rreth vaksinës BioNTech-Pifzer kundër COVID-19? Nëse vaksina BioNTech-Pifzer do të jetë e qasshme për familjarët tuaj, a do të dëshironit që ata ta merrnin atë? A mendoni që marrja e vaksinës BioNTech-Pifzer është 100% efektive ndaj virusit COVID-19? Nëse vaksina BioNTech-Pifzer do të jetë e qasshme për ju, a do ta merrnit atë? Dhe Përse nuk do ta merrnit atë?, janë këto pyetjet në të cilat ju mund të jepni përgjigje.

Përndryshe për çdo sondazh që e plotësoni në platformën e avancuar teknologjike, “Pyper”, ju do të fitoni bonuse të cilat mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.

Jepini vlerë mendimit tuaj për taksën duke shkarkua aplikacionin PYPER në telefonët tuaj të mençur (iOS dhe Android). Pasi të keni shkarkuar aplikacionin, me një regjistrim të thjeshtë ju mund të merrni pjesë në sondazh.