SPORT

A do luajë Valon Berhami kundër Serbisë

Valon Behrami do të jetë gati për ndeshjen shumë të rëndësishme të Zvicrës në Kupën e Botës ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës të dielën mbrëmë ka marrë një barazim historik (1-1) ndaj Brazilit në Grupin E.

Pak minuta para fundit të kësaj ndeshjeje, lojtari më i mirë i Zvicrës, që neutralizoi Neymarin, u detyrua të lërë fushën e lojës.

Kjo bëri që të ketë frikë tek ekipi i Zvicrës, nëse Behrami do të jetë gati për Serbinë.

Por, një lajm të mirë e ka dhënë doktori i ekipit kombëtar të Zvicrës, Cuno Wetzel.

Ai ka thënë se Behrami do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë, njofton faqja e ekipit kombëtar të Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.