SHËNDETËSIA

A do kemi një kthim të COVID-19 në vjeshtë? Mjeku Pëllumb Pipero i jep fund kureshtjes së të gjithëve

Mjeku Pellumb Pipero është shprehur se është ende herët që të flitet për një imunitet të krijuar nga Covid-19, pasi duhet që ata antitrupa që janë krijuar duhet të jenë të qëndrueshëm, për t’i bërë ballë virusit.

Në një lidhje me Skype në AbcNews, Pipero u pyet nga gazetarja Mirela Milori për kthimin e virusit në vjedhje dhe tha se me shumë mundësi, kjo gjë mund të ndodhë.

“Mund të rikthehet në vjeshtë, sepse nuk është zhdukur. Por sidoqoftë, edhe nëse rikthehet, impakti që të zhvillohet më shumë, është më e vogël. Tani jemi mësuar, do të dimë si të mbrohemi dhe kapacitet spitalore janë më të mëdha. Sa i takon imunitetit është ende herët të flasim, sepse nuk është e mjaftueshme vetëm formimi i antitrupave, por që këto antitrupa të jenë të qëndrueshëm,”– tha Pipero.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.