Kosova

A po ndryshon kultura demokratike paszgjedhore në Kosovë ?!

Në Podujevë dhe Mitrovicë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetar pasi kryetarët e mëparshëm u bënë pjesë e Qeverisë së Kosovës. 

Të dy kryetarët e zgjedhur, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Millan Radojeviq nga Lista Serbe kanë mandat deri në muajin tetor 2021 kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Procesi zgjedhor ka shkuar mirë e që nuk e vë nën dyshim integritetin e zgjedhjeve. Është një lëshim për faktin se nuk janë respektuar sa duhet dhe si duhet masat ant – Covid  e sidomos gjatë pritjes së shpalljes së rezultateve preliminare të aktivistëve të LVV.

Në një atmosferë festive edhe Policia ka bërë mirë që nuk ka intervenuar sepse situata do të përshkallëzohej aq më parë që i tërë procesi zgjedhor në Podujevë ishte në kuadër të një kornize demokratike që është zbatuar në shtetet demokratike, në rrethana të pandemisë.

LVV është dashur të menaxhojë më mirë grumbullimin dhe festimin e fitores dhe për këtë bartë përgjegjësi.  Në Kosovë sidomos viteve të fundit është krijuar një kulturë demokratike që po e lehtëson dhe ndihmon transicionin e bartjes së pushtetit dhe përgjegjësive, duke pranuar menjëherë rezultatin e zgjedhjeve.

Kështu veproi edhe ministri Agim Veliu që menjëherë e pranoi fitoren e LVV duke kontribuar që tensionet të ulen , sidomos në raste të festimit kur edhe situata del lehtë jashtë kontrollit. KMDLNj uron LVV për fitore dhe shpreson se do të punojë në të mirë të qytetarëve të Podujevës pavarësisht cilit subjekt i takojnë dhe për kend kanë votuar. 

KMDLNj shfaq respekt edhe për LDK-ë që me pranimin e menjëhershëm të rezultateve të zgjedhjeve po kontribuon në zhvillimin e demokracisë duke mos e kontestuar procesin zgjedhor/Kosova.info/