Besar Halimi transferohet te Riga
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është transferuar te kampioni letonez, Riga.
Halimi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin letonez.
Kjo u bë e ditur nga klubi përmes rrjeteve sociale.
“Kampioni letonez “Riga Football Club” ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me mesfushorin 26-vjeçar të kombëtares së Kosovës Besar Halimi! Për dy sezonet e fundit, Halimi luajti në 2. Bundesliga gjermane, por në mars shënoi kundër Spanjës! Mirëseardhje!”, thuhet në njoftimin e klubit.
