Foden humbet finalen kundër Italisë

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka marrë një lajm të keq një ditë para finales së Kampionatit Evropian.

Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, transmeton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari, Gianluca Di Marzio.

Foden së fundi ka pësuar një dëmtim në stërvitje të premten dhe nuk do të rikuperohet me kohë për të dielën.

Sfida, Angli – Itali, fillon nga ora 21:00.

Go to TOP