Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë.
Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. /rel/
Mbështetësit e armatosur të ish-komandantit të muxhahedinëve, Ismail Khan, ruajnë vendbanimin e tij. Khan dhe ndjekësit e tij janë zotuar se do të luftojnë së bashku me forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve në provincën perëndimore Herat.Ismail Khan (në telefon) – një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 – me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit – një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.Gratë mbajnë armë automatike derisa marshojnë kundër talibanëve në provincën Ghor, më 6 korrik.Një ushtar afgan shikon nga një pikë kontrolli në provincën Laghman, më 8 korrik, pas raporteve se forcat afgane të sigurisë e pastruan zonën nga militantët talibanë.
Trupi i një luftëtari të vdekur taliban më 7 korrik, pasi kishte luftuar rreth qytetit verior të Kunduzit.Civilët ikin nga rrethi Alishang i provincës Laghman, derisa forcat afgane të sigurisë luftojnë me talibanët, më 8 korrik.Automjetet e lëna pas nga forcat amerikane në bazën ajrore Bagram, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul. Baza është liruar më 2 korrik dhe aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë afgane.Një ushtar afgan shikon sendet e lëna nga ushtria amerikane në Bagram, më 5 korrik.Një ushtarak nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive shikon zonën kufitare midis Taxhikistanit dhe Afganistanit, më 5 korrik. Taxhikistani ka parë së voni rritje të numrit të refugjatëve afganë.Tendat në Korog të Taxhikistanit, të mbushura me refugjatë që u larguan nga luftimet në Afganistanin verior.Një familje afgane e zhvendosur brenda Afganistanit.Tre afganë pushojnë pranë një autostrade afër qytetit lindor turk Bitlis, më 2 qershor. Ata udhëtuan nga Afganistani përmes Iranit, pasi luftimet në vendin e tyre u përshkallëzuan.Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit qëndron roje në një pikë kontrolli në autostradën midis Xhalalabadit dhe Kabulit, më 8 korrik.Forcat afgane të sigurisë patrullojnë në rrethin Alishang të provincës Laghman, pasi e pastruan zonën nga luftëtarët talibanë, më 8 korrik.Qytetarët e armatosur në provincën Ghor marshojnë kundër talibanëve, më 6 korrik.