Kosova

93 të shëruar nga covid-19 në Ferizaj

Ferizaj që ishte komuna më e prekur nga koronavirusi po shkon drejtë shërimit nga pandemia.

Edhe gjashtë persona të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 93.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryetari i komunës, Agim Aliu.

“Edhe 6 ferizajas të shëruar që rrit në 93 numrin e të shëruarve nga COVID-19 e zero raste të reja”, shkroi Aliu në Facebook.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483