Kosova

924 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 924 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1057 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.