Kosova

92 aktakuza për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka ngritur 92 aktakuza për vepra të ndryshme penale. Po ashtu prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore për 24 orët e fundit janë ngritur 92 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar 5 persona për veprat të ndryshme penale.

Një person është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentative”, një person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, një për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një për veprën penale “Dhunë në Familje”, si dhe një person për veprën penale “Grabitje, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Po ashtu prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave.