Kuriozitet

90-vjeçarja japoneze, adhuruesja më e moshuar e video-lojërave në botë

Një 90-vjeçare nga Japonia është adhuruesja më e moshuar e video-lojërave në botë. Hamako Mori, e lindur në Japoni më 18 shkurt 1930, njihet si “Gjyshja e videolojërave”.

Mori ka luajtur video-lojëra qe më shumë se 38 vjet. Ajo argëtohet teksa ndan përvojat e saja me videolojërat dhe merr reagimet e të tjerëve në rrjete sociale.

“Kënaqem me transmetim të lojërave aksion në YouTube. Nuk kam luajtur shumë lojëra aksion sepse ishin shumë të vështira. Njerëzit rreth të 60-ave mund ta bëjnë këtë, por në moshën time nuk kam takuar askënd tjetër”, ka thënë ajo për faqen zyrtare të Rekordeve “Guinness”, duke shtuar se kënaqet kur arrin të përfundojë me sukses lojërat, e dëshpërohet kur dështon.

Ajo ka përmendur video-lojën “GTA5” si një prej më të preferuarave.

“Kur nisni të luani, thjesht s’mund të ndaleni. Duket sikur po shikoni një film. Mendoj se është lojë e mrekullueshme. Grafika është e jashtëzakonshme. Është tamam si në film”, ka thënë ajo për këtë lojë.

“Super Marion” e kujton si një prej video-lojërave më të vjetra që ka luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.