Kosova

888 raste aktive me Koronavirus në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 888 raste aktive me Covid-19.

Kështu bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit 24 orësh me gjendjen me COVID-19 në vend.

Të martën e 4 gushtit u regjistrua një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV-2, teksa u konfirmuan 221 raste të reja pozitive.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, deri tash janë dhënë 460,297 doza të vaksinës anti-COVID.

162,807 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.