Kombëtare

850 raste të thumbimeve nga rriqrat në Malishevë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i të thumbuarve nga rriqrat në Komunën e Malishevës ka arritur në 850 raste, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky institut u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune, por edhe komunave të tjera të rrezikuara nga rriqrat që të kenë kujdes, pasi që mund të preken nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

“Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave, që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarve ka arritur në 848 në Komunën e Malishevës, 342 raste në Komunën e Suharekës, 257 raste në Komunën e Klinës dhe 125 në Komunën e Rahovecit si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, shkurre dhe stalla dhe veshmbathjes joadekuate”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së. Aty theksohet se qytetarët duhet të kenë kujdes nga pickimi i rriqrave, pasi që ato nuk fluturojnë e as nuk u afrohen njerëzve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483