Kosova

8253 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shtimi i rasteve të fundit me koronavirus në Kosovë ka rritur në shifra rekorde edhe rastet aktive me COVID-19 në Kosovë. Aktualisht, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, janë 8253 raste aktive, apo 32.5 për qind të rasteve totale.

Deri tash në Kosovë janë testuar pak më shumë se 110 mijë persona. Nga ta, rezultate pozitive kanë pasur 25 mijë e 388 persona. 773 prej tyre kanë humbur betejën me virusin.

Nga më shumë se 25 mijë rastet pozitive, 16362 prej tyre janë shëruar, apo rreth 65 për qind.

Në përqindje, shifra e të vdekurve mbulon 3 për qind të rasteve totale, sipas të dhënave të deritashme.