SHËNDETËSIA

82 raste të reja me koronavirus në Kosovë

82 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Sipas njoftimit, ky rezultat ka dalë nga testimi i 456 mostrave.

Prishtina prin sërish me numrin më të madh të rasteve. Në kryeqytet, të premten janë regjistruar 41 raste të reja. Pasojnë komuna e Gjakovës me 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Të premten janë shëruar edhe shtatë pacientë. Me shtimin e tyre numri total i të shëruarve ka shkuar në 980.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483